I veshur kuq e zi, publikohen në ditën e lindjes FOTOT e rralla të komandantit Adem Jashari, me pistoletë dhe kallashnikov në dorë

Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari nëse do të ishte gjallë, sot do të festonte ditëlindjen, në 28 Nëntor, datë në të cilën gjithë populli shqiptar feston Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë.

Ndërkohë, sot ne rrjetet sociale dhe nga mediat në Kosovë janë publikuar disa foto të Adem Jasharit, i veshur me bulzë të kuqe e me shqiponjën dykrenare në mes. Në dorë, ai dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së mbajën pistoleta dhe kallashnikov.

Me vendim të ish-presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës. Ndërsa Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë e liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

adem-jashari-1-1_1.jpg

adem-jashariii_1.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT