Cakaj: 28 Nëntor, Prekaz, Drenicë, Zemra e Shqiptarisë

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj ka qëndruar sot në Prekaz.

Cakaj përmes një postimi në ‘Facebook’, e ka quajtur Prekazin si zemrën e shqiptarisë.

“28 Nëntor, Prekaz, Drenicë, Zemra e Shqiptarisë ❤…”-ka shkruar Cakaj.

Kujtojmë se, sot shënohen tri ngjarje të rëndësishme: Dita e Flamurit, datëlindja e legjendarit Adem Jashari dhe dalja për herë të parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT