Çfarë fshehin? Sa më të thellë xhepat, aq më hermetik institucioni

Sa më shumë fonde ka të drejtë të menaxhojë dhe shpërndajë për realizimin e veprave publike përmes tenderave, koncesioneve dhe skemës PPP, aq më hermetik është institucioni.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit publikoi raportin vjetor, ku për 2018 vihet re e njëjta problematikë: mungesa e transparencës gjatë shpenzimit të parave të taksapaguesve shqiptarë, megjithëse ligji ia garanton të drejtën kujtdo ta ketë këtë informacion.

Sipas raportit, fenomeni shqetësues prek të gjitha hallkat e shtetit, që nga institucionet qendrore, e deri tek zyrat e bashkive më të vogla në vend, gjithmonë sa herë që në mes janë paratë.
“Një nga informacionet që vijon të mos publikohet është ai që lidhet me buxhetin, prokurimet dhe raportet e auditimit”, thuhet në raportin e Komisionerit.Në raport nuk përmenden emra konkretë institucionesh problematike, por theksohet se kampionë të mungesës së transparencës janë institucionet me vlerat më të larta të prokurimeve.Jo rastësisht, Autoriteti Rrugor Shqiptar është njëri prej tyre. ARRSH është institucioni i tenderit për rikonstruksionin e Unazës së Madhe në aksin “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”, 40 milionë euro për 2.3 kilometra rrugë.Shifra 40 milion euro dhe falsifikimet e “DH Albania” u zbuluan vetëm pas skandalit publik.Shmangia ndaj detyrimeve që burojnë nga ligji për të drejtën e informimit ngre pyetjen: Pse? Çfarë ka për të fshehur nëse gjithçka është konform ligjeve?/dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT