Prezantimi i partisë Nisma “Thurje”/ Hajdari: Pas 30 vitesh ka shpresë! Shabani: Pedagogë në vend të kriminelëve të parlamentit

Një tjetër lëvizje politike i është shtuar skenës politike në Shqipëri, pak muaj para zgjedhjeve. Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të nismës “Thurjes” po bëjnë një prezantim të partisë ditën e sotme.

Sipas Hajdarit, pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi i të gjithë shqiptarëve.

 “Ne themi pse është e pasur Norvegjia dhe ne jo, si mund të jetë i varfër një vend me dy dete? Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria nuk është aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara. Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro, shpresa është në këtë sallë sot. Shpresa është te bashkimi sot. Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Ndaj po ju shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, tha Hajdari

Drejtuesi i nismës “Thurje”,  Endri Shabani gjatë prezantimit të kësaj partie ka thënë se ka ardhur koha që çdo kriminel që qeveris sot në parlament të zëvendësohet me një pedagog të aftë sot.

“28 nëntori i parë ishte me shpata, i dyti ishte me armë, i treti virtualisht. Vij sot këtu si drejtues i nismës Thurje. Shumë prej nesh jemi prindër të fëmijëve që shkojnë në kopshte që nuk kanë ngrohje. Ne jemi trashëgimtarë të gjyshërve që nuk e kanë menduar kurrë që do të ishin në këtë gjendje sot. Nuk i meritojmë këta që na kanë qeverisur. Çdo kriminel që qeveris sot në parlament ta zëvendësojmë me një pedagog të aftë. Që të kemi një parlament që është i mbushur me njerëz të lirë dhe të aftë. Duam t[i rikthejmë legjitimitetin parlamentit. Se nuk jemi ne ata që mendojmë se Shqipëria nuk bëhet, ne mendojmë se Shqipëria bëhet nëse bëhen bashkë shqiptarët e ndershëm. Midis dy rrugëve sot kemi zgjedhur rrugën më të vështirë. Më mirë të humbasësh duke qenë në anën e drejtë të historisë sesa të shesësh shpirtin”, tha Shabani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT