Ngjela: Ushtria e Kosovës garanci për Ballkanin, shumë shpejt do vijë bashkimi kombëtar

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dhënë ditën e djeshme një mesazh të fuqishëm për të gjithë shqiptarët. Përmes një statusi në rrjetet sociale, avokat Ngjela deklaroi dje se 27 nëntori është dita e Ushtrisë së Kosovës dhe kjo ditë sipas tij, në historinë e Shqipërisë është rasti sublim që flet qartë për dy arsye historike.

Në këtë kontekst, zoti Ngjela theksoi se Ushtria e Kosovës është garanci për Ballkanin, ndërsa shtoi se shumë shpjet do vijë bashkimi kombëtar mes shqiptarëve. “Sot është dita e Ushtrisë së Kosovës. Mos e mendoni se është një rast i zakonshëm dhe as një diç që i takon rutinës historike të një vendi, e aq.

Kjo ditë, në historinë e Shqipërisë është rasti sublim që flet qartë për dy arsye historike: Ky rast shkatërron psikisht Serbinë, mbajtësen pesëqind vjeçare të flamës çnjerëzore antishqiptare; dhe, ky rast, hodhi hapin e plotë historik të garancisë për jetën kombëtare shqiptare në Ballkanin Perëndimor, në funksion të bashkimit kombëtar. Kjo është periudha historike, kur, që nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, koha e forcës shqiptare po përsërit vetveten, për krijimin e Arbërisë moderne. Keni për ta parë…”, shkruan avokat Ngjela.

Ndërkohë disa ditë më parë, avokat i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar se reforma antikorrupsion do fillojë nga presidenti Ilir Meta. Ngjela analizon ndër të tjera deklaratat e presidentit, ku thotë se Meta është trembur dhe po flet përçart me kërcënime fëminore.

“Pse është trembur kaq shumë Ilir Meta dhe po flet përçart me kërcënime fëminore? Sepse po ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe ky do shkojë drejt shkarkimit si president, sepse ka bërë shumë shkelje. Pse Meta është ngritur kaq hapur kundër politikës amerikane dhe ambasadores amerikane Yuri Kim? Sepse ambasadorja, botërisht ka vënë kusht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Madje i ka vënë mazhorancës edhe datë për fillimin e saj institucionalisht. Por, ja, ka edhe diçka tjetër: amerikanët kanë prova që Meta nuk luan për interesin e Shqipërisë, edhe pse ndërkohë është president i Shqipërisë. Po pse bërtet dhe bën si i fortë ky Ilir Meta?

Sepse është i trembur. Meta është si ai i vetmuari, natën, në pyll, i cili bërtet me zë të lartë nga frika që i ndërkall pylli. Nuk ka frikë Meta që flet kundër Amerikës, kur shqiptarët janë 97 për qind pro amerikanë? Mendon se tremb Amerikën, si ai i tremburi vetmitar në pyll, që mendon se me klithmat e tij do të trembë luanët.

Nuk besoj, sepse ekspertiza amerikane e ka çmontuar plotësisht Ilir Metën, dhe bashkë me të, të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Zhvillimi shqiptar sot është bllokuar nga korrupsioni i lartë shtetëror dhe nga krimi i organizuar, i lidhur me të”, shkruante Ngjela në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT