Financimi i arsimit, më i ulëti në Europë (një krahasim me para ’90)
Që nga 7 marsi i vitit 1887, kur u hap Mësonjëtorja e parë shqiptare kanë kaluar 132 vite dhe sistemi arsimor në vend vetëm sa ka përkeqësuar problemet tashmë të akumuluara prej vitesh, me financime të pamjaftueshme , infrastrukture të dobët shkollore, hendek në nivelin e trupës arsimore dhe rënie drastike të numrit të nxënësve si pasojë e tkurrjes së numrit të lindjeve me rikthimit të valës së re të emigrimit të familjeve.
Shqipëria financonte më shumë se 4-5 për qind të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivelin ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD së jepnin në atë kohë.
Por përgjatë viteve të tranzicionit sektori është financuar më pak se 3 % të PBB-së, nivel gati 40 për qind më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20 për qind me pak se, financimet që japin vendet e rajonit.
Më 2017, sektori i arsimit u financua në 3.1% të PBB, teksa pritet që financimi të jetë po në këtë nivel edhe më 2018. Nga të dhënat e detajuara nga Ministria e Arsimit mësohet se 1% e PBB, nga 3.1%, financohet nga pagesat e familjarëve nëpërmjet tarifave direkte.Përqindja e financimit të familjarëve u rrit dukshëm pas rritjes së tarifave në arsimin e lartë pas vitit 2015. (tarifat që paguajnë familjarët derdhen në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, që më pas i rishpërndan për nevojat e veta).Sipas një analize të fundit të United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) Shqipëria vijon të ketë financim të ulët për arsimin në raport me PBB në raport me vendet e tjera të kontinentit.Historikisht, në Shqipëri, shpenzimet e qeverise për arsimin kane qenë të ulëta, dhe përgjatë 15 viteve te fundit mbeten kryesisht rreth 3 % te Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Në vitin 2007, një vit përpara krizës ekonomike financiare dhe recesionit ekonomik, përqindja përkatëse mezi arriti ne 3.2%. Pas krizës financimet për arsimin kanë qenë sistematikisht poshtë 3 për qind të PBB-se.Po ashtu, shpenzimet private/familjare për arsimin si përqindje e PPB-se kanë qenë në rritje që në 2011, dhe, duke ruajtur ketë tendence, arriti ne 0.9% në fundin e vitit 2015 dhe pak më shumë se 1% më 2017.Financimi i pamjaftueshëm i arsimit ndikon negativisht cilësinë e shkollimit, sidomos shtresat pavaforizuara të popullsisë.Në vend që hendeku i financimeve në arsim të plotësohet, qeveria ka planifikuar të kundërtën, fondet do të ulen më tej gjatë tre viteve në vijim.Sipas planifikimit afatmesëm të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin nga 3.1 – 3.3% e PBB-së më 2018-2019 do të zbresin në 3 % në 2020 dhe 2021.Shqipëria u rendit e fundit në Rajon për shpenzimet dedikuar arsimit gjatë vitit të kaluar. Shqipëria shpenzoi 3.1 për qind të PBB-së për arsimin teksa vendet e tjera të rajonit ky tregues është në intervalin 4-4.5% të PBB-së.Të dhënat e fundit e INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës treguan se pesha e shpenzimeve për arsim arriti në një nivel rekord, prej 4.4% të totalit të konsumit më 2016, nga 1.7% që ishte një dekadë më parë. Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.Mesatarja e Bashkimit Europian është 2.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.

