76-vjetori i Çlirimit, Meta: Të fokusohemi tek edukimi patriotik, të rinjtë sot kanë një detyrë të rëndësishme…

Presidenti Ilir Meta sot më 29 nëntor ka mbajtur homazhe në 76-vjetorin e Çlirimit.
Në një komunikim për median Meta është shprehur se ka ardhur koha që t’i kushtohet më shumë rëndësi edukimit patriotik.
Ndër të tjera Kreu I shtetit është shprehur se të rinjtë e sotëm kanë detyrë që të ndalojnë shpopullimin dhe ata që janë larguar të kthehen në atdhe.
“Në këtë ditë monumentale të historisë sonë. Përkulem me nderimin me të thellë dhe të përjetshëm ndaj gjithë atyre vajzave dhe djemëve të cilët nuk e pranuan pushtimin me qendresën heorike e deri në ditën kur ushtria antifashishte shporri nga teritori vendit tonë edhe forcat më të fundit pa ndihmën e ushtrisë së kuqe siç ndodhi në gjithë vendet e tjera.
Ne sot përkulemi me nderimin për Qemal Stafës, Vojo Kushin, Margarita Tutulani dhe të gjithë yjeve që dhanë jetën e tyre për të treguar pavdekshmërinë e Shqipërisë si një shtet i lirë dhe i pavarur.
Sot ne duhet t’i kujtojmë këta dëshmorë por njëkohësisht t’i kushtojmë rëndësi edukimit patriotik, forcimit të atëdhedashururisë dhe nëse të rinjtë të asaj kohë bënin një detyrë të vështirë, sot të rinjtë kanë një detyrë shumë të madhe, por pak më të lehtë të kenë vetëbesim më shumë angazhinm dhe duhet të marrin më shumë përgjegjësi që të ndalin shpopullimin dhe të bëjnë të mundur që dhe ata që kanë ikur të kthehen dhe të kontribojnë ta bëjnë Shqipërinë si e gjithë Europa. Jam optimist se shqiptarët e kanë të qartë se kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm,” tha Meta ndër të tjera.