Mediat serbe: Putini dërgon një “luan” të mbrojë Serbinë, panik tek CIA, MI6 dhe BND
Shefi i Kremlinit ka dërguar në Beograd një specialist që të përcjell situatën e sigurisë. Kjo ngritje në nivel më të lartë vjen pas kërcënimeve nga Prishtina, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dërguar në Serbi njeriun e besueshëm që nga hija të kontrolloi situatën e sigurisë, që mund të jetë e rrezikuar nga kërcënimet e Prishtinës, zbulon “Kurir”. Bëhet fjalë për njeriun që është pjesë e Gardës Kombëtare, e njohur si “Luanët e Putinit”, dhe ai ka kompetenca që operativët e vetë t’i konfrontoj me veprimet e shërbimeve amerikane, angleze dhe gjermane (CIA, MI6 dhe BND) kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, për çka mësohet se mes këtyre shërbimeve është futur paniku. Përndryshe sipas gazetës, njeriu i Putinit që është i besueshëm në secilin moment mund të tërheq dhjetëra operativë të tjerë.
“Në radhët e CIA, MI6 dhe BND është një hutim i përgjithshëm, tentojnë pa sukses të zbulojnë identitetin e njeriut të Putinit. CIA me seli në Budapest në Evropë pas një pune operative erdhi deri tek të dhënat se për cilin person bëhet fjalë, që është pjesëtar i Gardës Kombëtare (që quhen “luajt e Putinit”)”, thotë një burim i gazetës. Sipas këtij burimi “Në kohën kur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zakonisht vringëllon me armë edhe kërcënime për ndërhyrje në veri, ku jetojnë me shumicë serbët, Putin ka vendosur të dërgoj njeriun e besueshëm të vërej situatën. Pas kësaj Haradinaj vështirë se guxon të afrohet veriut. Përndryshe specialisti rus ka detyrë të komandoj një numër të madh të informatorëve zbulues që do i ofrojnë secilën ndihmë Patriarkut Irinej, presidentit Vuçiç, shefit të diplomacisë Daçiç, presidentit Dodik në qëllim të ruajtjes së interesit të Serbisë dhe popullit serbe”.
Anëtari i Asociacionit Botëror të shefave të policisë Marko Nicoviç mendon se një angazhim i këtillë i “luanit” të Putinit ka rëndësi të veçantë për Serbinë. “Kjo është ndihmë e madhe shtetit tonë. Kjo është njësi elite që në Turqi ka arrit të evitojë grusht shtetin dhe likuidimin e presidentit Taib Erdogan”, thotë ai. Ndërsa komentuesi politiko-ushtarak Vlada Raduloviç thotë se është fakt se Ballkani është interesant në çështjen e sigurisë si për Lindjen edhe për Perëndimin.
“Interesat e tyre konfrontohen dhe nuk është çudi që Moska në këtë situatë të komplikuar dhe rrethanat në Kosovë të dërgoj operativin special”./BotaSot/ZgjohuShqiptar.info