Gjenerali reagon pas sulmeve të mediave greke, Ahmetaj: Nuk jam i shkollës së vjetër, më vjen keq…

Gjeneral Piro Ahmetaj, i cili ka qenë këshilltar dy presidentëve për Sigurinë, ka reaguar pas sulmeve të medieve greke.

“Kështu se opinioni im i përket shkollës së vjetër (post Luftës së Ftohtë) kur në fakt është qasja me prezencë ushtarake në derën e një fqinji mik, e ngjashme me prezencën e para viteve ‘90, në kanalin e Korfuzit, që i ngjason politikave të harruara tashmë të historisë së trishtë të Europës”, reagon Ahmetaj.

Gjithashtu ai shprehet se Greqia nuk po respekton proporcionalitetin. “Në shtesë, nënvizoj se kjo përqasje nuk e gjej fare as proporcionale, pasi së fundmi qeveria e RSH, ka hequr edhe një baz? detare mbështetëse të Sarandës (përball Othonoit) nga lista e kapaciteteve të FA!”, shprehet Ahmetaj.

Greqia ka vendosur të ngrejë bazë ushtarake në ishullin Othonoi që ndodhet jo shumë larg Sarandës dhe kjo shihet si një manovër para zgjidhjes së çështjes së ndarjes së kufirit detar, ku Athina zyrtare pretendon shtrirje deri në 12 milje.

Reagimi i plotë

Duke marrë shkasë nga disa lajme të botuara në gazeta dhe portalet greke lidhur me një opinionin tim për çështjen e planizimit prezencës së shtuar ushtarake greke në ishullin  Othonoi.

Së pari, “Po ta lexosh me kujdes po them: “nuk besoj të JETË fare e VËRTET që Greqia planizon prezencë të shtuar ushtarake në një ishull të vogël (me 400 banore) dhe përball një Shteti mik dhe anëtarë të NATOs”!

Në opinionin tim, e përsëris: “kjo do ishte e pa nevojshme dhe e padobishme për të dy vendet, në shkelje të frymës dhe parimeve të bashkëpunimit që meritojnë dy vendet dhe popujt që kanë jetuar dhe do jetojnë në shekuj si fqinjë që ndajnë vlera dhe histori të përbashkët dhe sigurisht mosmarrëveshje, të cilat sigurisht duhet dhe do të zgjidhjen me rrugë paqësore dhe jo me Ushtri, tanke avionë, nëndetëse, raketa, etj” !

Së dyti, për ata që kanë interes, por “kanë dhe ekspertizë strategjike” të lexojnë qetësisht edhe statusin në FB edhe shkrimin tim bashkëlidhur në shqip jo interpretime “patriotiko-nacionaliste” në ndonjë media greke, që pikësëpari nuk i bën aspak komente korrekte karrierës sime (p.sh që arsiminin e kam mbaruar në vitin 80-të (aspak e vërtetë), duke insinuar kështu se opinioni im i përket shkollës së vjetër (post Luftës së Ftohtë) kur në fakt është qasja me prezencë ushtarake në derën e një fqinji mik, e ngjashme me prezencën e para viteve ‘90, në kanalin e Korfuzit, që i ngjason politikave të harruara tashmë të historisë së trishtë të Europës.

Ndërsa Shkollimi im në Kolegjin e NATO-s, SHAPE etj, më detyron moralisht të shpreh opinionin tim kundër kur qasjeve në shkelje të parimit të fqinjësisë së mirë midis dy shteteve aleate.

Në shtesë, nënvizoj se kjo përqasje nuk e gjej fare as proporcionale, pasi së fundmi qeveria e RSH, ka hequr edhe një baz? Detare mbështetëse të Sarandës (përball Othonoit) nga lista e kapaciteteve të FA!

Së treti , ndërsa lidhje të mija me Gjeneral Turq për shkak te funksioneve të larta në NATO, dhe DCHOD, etj në vend, i kam ashtu te shkëlqyera si me koleget grekë, amerikanë, kroatë, malazez, etj, këtë shpresoj ta konfirmojnë edhe kolegët e shtatmadhorisë së Greqisë, përfshi kolegun/mikun dhe Shefin e Shtabit të Greqisë, Lieutenant General Charalampos Lalousis, që kemi mbaruar të dy Kolegjin e Lartë të NATOs Romë, bashkënënshkrues të MoU të NRDC, Thessaloniki, etj !!!

Nga ana tjetër ritheksoj, unë jam shkolluar, punuar dhe rritur në NATO (25 vjet), ku/kur  kam bashkëpunuar shkëlqyer dhe kam miqësi me qindra koleg/Gjeneral dhe kolonel grek, që besoj fort se kanë të njëjtat pikëpamje  gjeopolitike kur vjen puna te kohezioni dhe fryma e mirëbesimit mes vendeve anëtare (përfshi  Shqipërinë & Greqinë janë në themelet e marrëveshjes së NATO-s!

Të tjerat, e përsëris jan? populizma patriotike për të ushqyer ekstremistët dhe militantet-kamikaz në të dy vendet !

Së fundmi, historia dhe shkolla e NATO-s na kanë mësuar dhe besoj forte se respekti dhe mirëbesimi reciprok është opsioni vetëm mes dy vendeve dhe popujve tanë!

Ndërkohë dua të shtoj keqardhje se, nëse në vendin fqinj komentohet dhe një shkrim i vetëm me qëllimin për të çuar përpara/rrënjosur në mendim objektivin e tyre gjeopolitikë (12 milje), në Shqipëri, qeveria dhe institucionet vendimmarrëse heshtin tërësisht. Kjo është për t’u shqetësuar!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT