Merret vendimi pas ‘lumit’ të kritikave: Shtatorja e Adem Jasharit do hiqet

Pas kritikave të shumta në rrjetet sociale, është vendosur të hiqet shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, vetë, dy ditë pas vendosjes në një qendër tregtare në Prizren.

Ekipi menaxhues i qendrës tregtare ku u vendos shtatorja ka deklaruar se vepra e artit që miri kritika të shumta për mënyrën e realizimit, do të largohet ditën e nesërme.

Vendimi është marrë së bashku me familjen Jashari, të cilët kritikat i quajtën si konstruktive. Shtatorja do të dërgohet për rimodelim.

Sakaq, asgjë nuk është thënë deri tani për fatin e shtatores së Skënderbeut, një tjetër vepër arti e vendosur po në të njëjtën ditë në Prizren, dhe që gjithashtu u kritikua ashpër duke u cilësuar si punim shumë i dobët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT