Artan Lame bën gallatë nga Korça për kaosin e pronave në Jug, kur duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për të!

Artan Lame ka folur nga Korça për skandalin e pazgjidhur të çështjes së pronësisë dhe të Kadastrës së Vlorës, me qesëndi sikur ca analistë serbes-serbes trajtojnë çështjet e kombit në panelet e darkës.
Duke përfituar nga 4 ditëshi pushimit i administratës, Lame ka udhëtuar drejt Korçës, që të kalojë ndonjë drekë me Niko Peleshin. E sikur të mos mjaftonte kjo, ai bën batuta me kadastrën e Vlorës që vlonjatët janë sherrxhinj e hokatarë, a thua se nuk është vetë njeriu ligjërisht përgjegjës për këtë punë.
Si superdrejtor ai është natyrisht përgjegjësi kryesor për kaosin e lëmshin e kadastrues së Vlorës, ku janë favorizuar oligarkët në dëm të pronarëve realë.
Në deklaratën që mbajti nga Korça, Lame tha se ende gjithë këto vite nuk janë shpërndarë dokumentet e pronësisë, pasi ka pasur probleme të majisura e mbivendosje, sepse sipas tij në Vlorë nuk ekziston asnjë hartë e pronave.
Pikërisht Artan Lame duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit për këtë kaos, të mbajë përgjegjësi para ligjit për miliona euro falsifikime, që me veprimet dhe mosveprimet e tij ju janë grabitur pronarëve të ligjshëm nga Palasa, Jala, Dhërmiu e Himara.
Nëse flasim për ngecjen e investimeve në bregdet dhe krijimin e poleve ekskluzive vetëm nga pak vetëm, kjo është pikërisht pasoja e mos zgjdhjjes së problemit të pronësisë.
Në Himarë para pak kohësh u vranë me armë zjarri banorët e qytezës me njëri-tjetrin, që s’kishte ndodhur në vite, vetëm e vetëm për pronat. Të stresuar për të administruar ato segmente prone në vetëm 4 muaj verë, mjaft banorë e kanë të pamundur që ato troje t’i zhvillojnë qoftë duke marrë kredi apo duke bashkëpunuar me kompani të huaja./ Gazeta Shqip