VIDEO/ Deputetja nxjerr pamjet e rënda, si u helmuan masivisht nxënësit shqiptarë nga forcat serbe

Deputetja e PDK-së, Besa Islami ka sjellë në memorien e shqiptarëve pamjet e trishta të vitit 1990, ku studentët e nxënësit kosovarë, u helmuan nga forcat serbe.

Në videon e publikuar shihen të rinj, të cilët po luftonin me jetën pas helmimit.

Islami ka thënë se në: “Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Sulmeve Kimike dua të sjellë në kujtesë helmimet  masive të nxënësve të Kosovës në vitin 1990”.

Ajo shton se “As këto viktima, nuk panë kurrë drejtësi”.

Edhe pse ka video dhe dëshmi të qarta për sjelljen e Serbisë, çuditërisht sot në Hagë janë komandantët e UÇK-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT