Berisha publikon videon dhe denoncon: Pacienti nxirret me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një video nga një prej spitaleve Covid në kryeqytet.

Në pamjet e publikuara nga Berisha, shihet një pacient që del nga spitali dhe hipën në një ambulancë, ku në ndihmë i vjen edhe një bombël oksigjeni.

Sipas tij, një pacient u nxor me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri.

Statusi i plotë:

E dhimbshme!

I sëmuri nxirret me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Shikoni dhe shpërndani sipas dëshirës këtë video.

Përshëndetje dr. SKANDAL!

Qytetari denoncon se po i nxjerrin të afërmin e tij pa u shëruar plotësisht për t’i liruar vendin atyre që po presin në ambulanca! Pamjet flasin vetë!

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT