Basha: Bashkë me familjen time kemi ndihmuar për tërmetin, nuk jap detaje se nuk quhet bamirësi pastaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar gjatë një interviste në ABC se ai bashkë me familjen e tij, u ka ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. I pyetur nga gazetarët, Basha tha se nuk do që të japë detaje për ndihmën, pasi nuk do quhej më bamirësi.

“Po, por nuk dua të flas për këtë, pasi nuk është më bamirësi. Edhe unë, edhe familja ime”, tha Lulzim Basha.

Kryedemokrati u shpreh se pandemia po përdoret si alibi dhe se Edi Rama dështoi me rindërtimin. Lideri demokrat thotë se këtu kemi të bëjmë me keqadministrim.

“Për ne gjithçka që ka të bëjë me jetën e qytetarëve do të jetë me prioritet absolut, do gjë që është bërë keq do të rregullohet. PD dhe unë disponojmë të gjitha kapacitetet njerëzore për të bërë të mundur atë që Edi Rama dështoi, mbivendosja e pandemisë është vetëm një alibi. Keqadministrimi i nxori zbuluar. Kryeministri nuk është dhënë në detyrën e tij për të dhënë çelësa, por bamirësit, atyre, dhuruesit ju japin të drejtën edhe ti përfaqësojnë kur japin çelësat. Edhe një kryetar komune do të ishte i paragjykuar të bënte këtë. Tre gjëra nuk janë bërë: përse nuk u blenë kontenierët, shumica maksimale nuk kalon 20-30 mln euro” tha ai./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT