“Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon…”/ Meta paralajmëron efektivët: Do përfundoni në këmbët e popullit

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish me një gjuhë të ashpër ndaj policisë, kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare.
Kreu i shtetit ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë për zgjedhjet.
“Mos të guxojë asnjë polic, dhe me këtë kuptoj ata horrat e veshur polic. Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon, do të përfundojnë në këmbët e popullit,”-u shpreh presidenti në SyriTv.
Gjithsesi, presidenti u kujdes që të shtonte se ai është krah policisë, por sipas tij janë disa elemente problamatikë, që e detyrojnë të përdorë këtë gjuhë ndaj tyre. /Gazeta SHQIP