VIDEO: “Na ndihmoni!” Një grup shqiptarësh me kontratë pune në Maltë rezultojnë pozitivë me COVID, izolohen në një godinë që i ngjan një burgu

Një grup shqiptarësh kanë mbetur të izoluar në një godinë që i ngjan një burgu. Në videon e dërguar prej tyre shihet se ata janë mbyllur në nje godinë në Maltë, pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Siç tregojnë edhe vetë shqiptarët, ata kanë qenë në Maltë me kontratë punë dhe janë nisur për tu kthyer në vendin e tyre. Por kur iu është bërë testi i Covid-19, kanë rezultuar pozitiv dhe i kanë izoluar në një ambient që për ta është një çmendinë.

Vendi është tërësisht i ndotur, krevatët, gjithashtu të ndotur, për të mos folur më pas për tualetet.

“Na kanë sjellë këtu, është si burg. Ja shikoni është si një çmendinë, do rrimë 14 ditë këtu, na kanë izoluar. Duhet të bëjmë diçka duhet ta bëjmë të madhe, sepse shikoni ku na kanë sjellë. Shikoni çfarë vendi dhe çfarë kushtesh,”- dëgjohet të thotë një prej shqiptarëve në video.

Nëse nuk do të ndërhyhet, këta shqiptarë do të qëndrojnë për 14 ditë të tëra, në një ambient që nuk është aspak higjienik për ta dhe rrezikojnë të kenë pasoja shumë më të rënda sesa ato që lë vetë Covid-19.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT