Prefekti i Kukësit refuzon t’i heqë titullin Veton Surroit

Veton Surroi do të vazhdojë të mbajë titullin “Qytetar Nderi” i qarkut të Kukësit. Kjo pasi Prefekti i Kukësit , Zenel Kuçana, ka refuzuar vendimin e qarkut që i hoqi titullin një javë më parë.

Vendimi ka ardhur pikërisht pasi kryeministri Edi Rama, ikërkoi publikisht prefektit të refuzoi atë që ai e quajti “lajthitje kolektive” të Këshillit të Qarkut.

Veton Surroi solli mjaft pështjellime tek familjarët e dëshmorëve të UÇK-së dhe banorëve të Kukësit, pasi në disa deklaratë publikë që ka vijuar edhe mbrëmë tha se UÇK-ja ka kryer disa krime ndaj civilëve.

Surroi këtë e qajti si hakmarrje ndaj tij, duke akuzuar mazhorancën në pushtet.

Por faktikisht marrja e titullit nga Surroi në 2015 asnjëherë nuk u kuptua pse u dha, kur vetë Surroi nuk ka pasur një kontribut në luftën e Kosovës, përveç një roli në Rambuje, ku u ndodh thjesht si tampon mes Rugovës dhe UÇK-së. Pasi nuk mori postin e ministrit të jashtëm të Kosovës, Surroi ka dida vite që e sulmon fort Hashim Thaçin dhe UÇK-në.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT