Rrëzimi i Luan Dacit, i jep shpresë të përjashtuarve që kanë ankimuar Vettingun në Strasburg?!

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit për dënimin e Luan Dacit për fshehje të së kaluarës, së përjashtimit nga KLD, solli edhe largimin e tij nga Këshilli i Posaçëm i Apelimit. Në procesin e Vettingut të vlerësimit të gjyqtarëve KPA është shkalla e fundit e ankimimit ndaj vendimeve të KPK-së ku Daci ka qenë pjesë e trupës gjyqësore të dhjetëra vendimeve.

E pikërisht padia ndaj u bë nga Antoneta Sevdari, ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila pasi u eliminua nga procesi i Vettingut, e cila i nxori shkresat se Daci kishte gënjyer me CV-në e tij, duke deklaruar se kishte dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësi, por që në fakt ishte shkarkuar nga KLD-ja e atëhershme.

Përjashtimi i Dacit duket se i ka hapur një dritare shprese atyre personave që ankimuar vendimin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese. Një pjesë e ankimuese janë pjesë vendimeve ku Daci ka qenë pjesë e trupës gjyqësore.

Por a mund ta përdornin si kartë një gjë të tillë të përjashtuarit nga Vettingu përpara Gjykatës së Strasburgut edhe pse vendimet e dhëna mund të cilësohen si kapitull i mbyllur? Në fakt kjo Gjykatë ka dhënë një të ngjashëm me rastin Daci, ku një shtetas nga Islanda kundërshtonte vendimin e gjykatës pasi pretendonte se me argumentin se njëra prej anëtarëve të trupit gjykues ishte zgjedhur në detyrë në mënyrë të paligjshme, rrjedhimisht sipas tij, ky vendim duhej zhbërë. Strasburgu e rrëzoi një kërkesë të tillë. Në vitin 2017, Islanda kaloi nëpër një proces të riorganizimit të Sistemit të Drejtësisë, të ngjashme me procesin e Vettingut në Shqipëri.

Vetë Antoneta Sevdari në lidhje me këtë vendim të tillë shprehet se kjo nuk mund të shërbejë si një precedent për rastet e Shqipërisë.

“Fuqia prapavepruese nuk ka kuptim në rastin konkret. Në vendim përcaktohet se çdo të thotë dhe kur plotësojnë të gjitha kushtet, janë tre pyetje; e para nëse përcaktohen, gjenden shkelje në përzgjedhje, e dyta nëse këto shkelje janë aq thelbësore sa bien ndesh me parimet dhe nëse gjykata e brendshme i kanë marrë në shqyrtim dhe nëse kanë vendosur për pasojat. Mendoj se e kam analizuar me kujdes dhe përmbushen të gjitha pyetjet, u jepet përgjigje pozitive në kuptimin që ka shkelje të nenit 6, pasi procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është me shumë të meta, i vërtetuar jo vetëm nga aplikantët, por edhe GJKKO me vendimin që dha sot, por me parashtrimet, pohimet që ka bërë Avokati i Popullit” tha Sevdari për Abc News.

Duke iu rikthyer rastit të Islandës, Sevdari shprehet nuk lidhje me këtë rastin konkret të saj. “Vepra penale e kryer nga Daci ka të bëjë me kushtet e zgjedhshmërisë. Nga akuzat e prokurorit thuhet se Daci ka paraqitur fakte të pavërteta për t’u zgjedhur. Por nuk është përgjegjësi vetëm e tij, mjafton të kesh në dorë CV e tij, faktet janë ulëritëse, ai nuk di të shkruajë, CV e tij është një letër bakalli”, shprehet Sevdari.

Ish-anëtarja e KLP-së ashtu si edhe një pjesë e madhe e gjyqtarëve i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut dhe kundërshtuar vendimin e dhënë për përjashtimin nga sistemi i drejtësisë. Tashmë ajo do të ketë një armë të fortë vendimin për përjashtimin e Luan Dacit dhe se verdikti final pritet të jepet nga Strasburgu. Gjyqtarët shpresojnë që vendimet të bëhen nul dhe të nisë procesi i rivlerësimit nga e para.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT