FOTOT/ Spitali COVID 4 nën mbrojtjen e policisë Ushtarake, qytetarët ‘injorojnë’ virusin

Rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor ka sjellë ezaurimin e të gjitha kapaciteteve në 3 spitalet Covid dhe kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të hapë spitalin Covid 4.
Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme ky spital ruhet nga dy efektivë të Policisë Ushtarake. Nga ana tjetër, qytetarët vijojnë të qetë aktivitetin e tyre, edhe pse numri i vdekjeve është rritur frikshëm.
Në spitalin Covid 4 janë shtruar pacientët e parë të cilët kanë kaluar fazën e rëndë të gjendjes shëndetësore në dy spitalet Covid.
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 705 raste të reja dhe 17 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19.