Të punosh gjithë jetën për një apartament në periferi, ja sa vite i duhen një çifti për t’u bërë me shtëpi në Tiranë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë tepër të larta duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave. Një çift i ri mund të marë shtëpi me kredi nëse ka minimalisht 120 mijë lekë të reja ardhura në muaj.
Në fakt, shumë pak çifte kanë kaq të ardhura, ndërsa problem mbetet edhe siguria në punë. Por sa vite i duhen një çifti që të bëhet me shtëpi? Minimalisht 15 deri në 20 vjet dhe kuptohet, po flasim për blerje në periferi të Tiranës.
Ogerta Bala, Agjente Imobiliare: ” Tek Zona e Freskut apartamentet vazhdojnë 500-700 euro metri katror në varësi të ndërtesës nëse është e re apo jo. Në Yzberisht shkojnë 550-600 euro metri katror, ndërsa në Astir kanë shkuar 800 euro metra katror. Për shkak të unazës sepse njerëzit kanë fleksibiltet Durrësin.”
Nëse familja e re vendos të marë një apartament 100 metra katrorë në Zonën e Astirit, afërsisht do t’i duhen 15 vite jetë për të paguar kredinë.
PROF.ASOC.DR ARBI AGALLIU, ekspert ekonomie: ” Pra le të marrim një apartament 800 euro metra katrorë, në 100 metra do të thotë 80 mijë euro apartamenti. Një çift i cili merr 120 mijë lek të reja të ardhura në muaj do tu duhet të marrim një kredi që minimalisht kësti shkon 500-600 euro në muaj. Mesatarisht çiftit do t’i duhet të kursejë 15 vite nga jeta e tij që të blej një shtëpi. ”
Por nëse shtojmë edhe arredimin në total çifti të ri i duhen 20 vite punë. Ky çmim jo gjithmonë është i përballueshëm nga të rinjtë shqiptarë. Për këtë arsye shumë prej tyre zgjedhin të jetojnë me qira.
Ogerta Bala, Agjente imobiliare: “Ka shumë raste që në pamje të parë u duket shumë raste por tërhiqen. Kjo ndodh çdo ditë, pasi nuk e përballojnë dot çmimin. “