‘Kush bën ‘MEME’ deri në 1 vit burg’, Rama: Nuk ka shans të ndalohen me ligj! Ku ta gjenim që këta që flasin…

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dje depozitoi pranë Komisioneve Parlamentare përkatëse draftin për Kodin e ri Penal, i cili parashikon dënim me burg dhe për personat që përhapin në internet montazhe për qëllime përfitimi.

Ndërkaq ka reaguar në rrjete sociale dhe kryeministri Edi Rama, i cili duke iu referuar aktorëve socialë-politikë që kanë shfaqur indinjatë për këtë draft ende të pamiratuar, thotë se nuk ka asnjë shans që ‘MEME-t’ të ndalohen me ligj. Nuk ka një material zyrtar që ta parashikojë ndalimin me ligj të ‘MEME-ve’, shkruan Rama.

Screenshot_4.jpg

Këto montazhe, apo siç quhen në zhargon ‘MEME’, në rast kur keqpërdoren nga personi që i bën, për qëllime përfitimi, kur do të dëmtojë reputacionin e personit që i bëhet MEME, apo dhe kur nuk përmendet shprehimisht se montazhi është i tillë, konsiderohet si kundërvajtje penale dhe dënohet deri në 1 vit burg.

Çfarë parashkikon saktësisht Neni 238 i Kodit të ri Penal, Seksioni VIII “Veprat penale kundër të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor dhe lirive themelore”:

Cënimi i imazhit të personit

Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin enjë personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është njëmontazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhedënohet me burgim deri në 1 vit.

Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.

Screenshot_1_1.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT