“Mbreti” i memeve tregon foton më të komentuar: Rama i gjunjëzuar para një plake…

Ditët e fundit ka bërë bujë në rrjet lajmi se do të ndalohen memet, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama i ka përgënjeshtruar këto lajme.
Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku në një lidhje me “Skype”, Genc Sejko u shpreh se është kundër vendosjes së një ligji të tillë. Ai theksoi se edhe nëse vendoset do të vazhdojë të bëjë meme. Sejko gjithashtu ka treguar edhe memen më të komentuar në rrjet.
“Gjithmonë ke një imazh të caktuar që do ta bësh meme dhe është imazhi asaj që ke në mendje, kur nuk e gjen dot e bën edhe nëpërmjet photoshopit. Asgjë nuk e shpjegon sarkazmën kur ajo shikohet që është sarkazëm, prandaj që kuptohet që është humor. Imazhi i Ramës i gjunjëzuar para një plake të vjetër e ajo që i thotë Enver ti je? është memeja më e komentuar. Kam marrë një herë thirrje për në gjykatë për cenim të imazhit nga një politikan, kurse para dy vitesh ishte Majlinda Bregu që donte të më dërgonte në gjykatë por s’kishte kohë mesa duket. Mendoj që dikush që qesh me veten është shumë lart. Nuk është problem tallja me politikanët, prandaj duhet që politika t’i rikthehet problemit dhe ta marrë me të qeshur. Edhe po u miratua unë do të vazhdoj të bëj meme. Nuk kam pasur reagime nga figura që të më thonë të mos e bëj më”, tha Sejko.