Çfarë po paralajmëron? Edi Rama: Ne do kemi një grua në pozicionet më të larta

Edi Rama, në fjalimin e fundit të ministerialit të OSBE-së kur Shqipëria ka dorëzuar presidencës, e ka mbyllur me premtimin se Shqipërisë shumë shpejt një nga figurat më të larta të shtetit do ta ketë grua.
“Shpresoj që Shqipëria të ketë një grua në pozicionet më të larta, e në fakt OSBE e ka atë”, theksoi kryeministri gjatë përshëndetjes së lidershipit të OSBE-së ku ka pasur shumë gra të zgjedhura në ekzekutivin e saj.
Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën kryeministri më këtë deklaratë të lëshuar në këtë ministerial. Por Shqipëria ndodhet përpara zgjedhjeve parlamentare dhe më pas të zgjedhjes së presidentit. Kjo ndoshta nënkupton me pozicionet më të larta, apo ndonjë institucion tjetër.
Ndërkaq, kryeministri shqiptar ka bërë të ditur se pas këtij suksesi në krye të OSBE-së për një vit, Shqipëria ka ambicien që në vitin 2022 të marrë rolin e anëtarit të Këshillit të Sigurimit jo të përhershëm në OKB.
Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se Shqipëria nuk është një vend i paanshëm por anëtar krenar i NATO-s dhe aspirant për të hyrë në BE dhe politikën e saj të jashtme e ka të harmonizuar me Perëndimin. Megjithatë Rama ka kërkuar një rol për të fortë nga Rusia në dobi të paqes.
Pjesë nga fjalimi
Ky duket se është këshilli më produktiv ministror kështu më anë thënë prej shumë vitesh e nuk shoh asnjë arsye pse mos ta përmend një gjë të tillë. Shqipëria shihej si një demokraci e re që shpesh mund të trazohej e larg së pasuri fuqisë diplomatike të shumicës së anëtarëve këtu. Shanset ishin kundër nesh e në krye të vitit vendosa objektiva për të zbatuar angazhimet tona, për të bërë ndryshimin në terren e ndërtuar stabilitetin përmes dialogut.
Qëllimet tona i vendosëm lart, sfiduam veten jo vetëm për të lënë mbresë e sjellë ndikim, e mbajtëm vetën me këmbë në tokë kur nisëm këtë aventurë sfiduese për një vend is yni.
Vetëm pak kohë pas nisjes sonë, ia behu pandemia e frikshme na u desh të punonim nga shtëpitë, të privuar nga mundësia e takimit sy me sy që është thelbësore për marrëveshjet.
Megjithatë na u desh të vazhdonim të bënim këtë punë që nënkuptonte kaq shumë në historinë e marrëdhënieve tona me botën e jashtme.
Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës e krejt papritur në u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie një organizatë të madhe.
Shanset u përkeqësuan por ne ia dolëm e mundëm të shënojmë përparim, një progres aspak i dukshëm për të gjithë.
Zbatuam mënyra të reja pune për OSBE, me një kalim të shpejtë për ti marrë vendimet online, s’duket si diçka për tu theksuar por më lini tu kuptoj që e kemi bërë këtë para OKB e të tjerëve e nuk është gjë e vogël besoj.
Më pas erdhi Bjellorusia, papritur megastruktura me shumë reputacion BE e NATO u duken se ishin të padobishme pas barrikadës…kështuqë organizata jonë doli në pah si adresa e vetme për të trajtuar shqetësimin e jashtëzakonshëm për shkeljen e neveritshme të parimeve tona. Oferta jonë nuk u mor në konsideratë. Ndërhyrja e Rusisë…ishte larg së qeni ideale por ishte më shumë se asgjë.
Në këtë fazë gjithçka ishte kundër nesh krizë për mbi krizë por ne nuk hoqëm dorë e nuk lamë asgjë të na ndalte në punën tonë.
E morëm përsipër gjithçka, treguam ambicien e përgjegjësinë tonë e bëmë në mënyrë shqiptare, me këmbëngulje me ca karizëm ndoshta, mësuam gjatë punës por bëmë punën, kundër të gjitha parashikimeve ia dolëm.
Ky këshill është fundi ynë i lumtur, ka qenë fund i mirë më duhet të them dhe më duhet ta them qartë e fortë ishte sukses, por është larg së qeni suksesi im.