Firmat e grumbullimit të duhanit falimentojnë, bujqit 3 vjet pa marrë paratë

Rreth 130 familje të fshatit Pocestë dhe Klocë në Korçë kanë tre vjet që nuk po marrin paratë nga shitja e duhanit. Dy firma njëra prej tyre Mika Korça dhe firma tjetër e drejtuar nga një person nuk ka shlyer banorët, pasi u kanë marrë duhanin.

Firmat e grumbullimit të duhanit falimentojnë, bujqit 3 vjet pa

Banorët ankohen në Fiks Fare pasi prej tre vitesh askush nuk po u jep një shpjegim nëse do i marrin apo jo paratë e punës së tyre.  Dy vite më  parë firmat u treguan shumë të rregullta me pagesat, por më vonë ato ‘humbën’.

Firmat e grumbullimit të duhanit falimentojnë, bujqit 3 vjet pa

Banorët tregojnë për Fiksin se nuk kanë bërë asnjë ankesë apo kallëzim në prokurori, por presin që shteti të bëjë diçka për ta. Shuma që këto dy firma i detyrohen këtyre banorëve është goxha e madhe duke filluar  nga 1 milion deri në 6 milion lekë të vjetra për çdo familje.

Firmat e grumbullimit të duhanit falimentojnë, bujqit 3 vjet pa

Fiksi iu drejtua Prefektit të Korçës për shqetësimin e banorëve dhe vetë prefekti Dhori Spirollari konfirmoi se ky institucion ishte në dijeni të problemit. “Procedurat janë në proces, sepse firmat kanë shpallur falimentin, dhe po e ndjekim në mënyrë të vazhdueshme që banorët të marrin paratë, sepse është një zonë që prodhon shumë, janë shumë punëtor dhe meritojnë të marrin shpërblimin që u takon” pohoi prefekti.

Ai gjithashtu siguroi  se në bazë të ligjit banorët do marrin atë që u takon edhe pse nuk mund të jetë sipas çmimit të parë, si rrjedhojë e shpalljes së falimentit nga firmat.  Në dijeni për problemin e banorëve të Pocestë dhe Klocë është edhe  Ministria e Ekonomisë dhe Financave ku së bashku me Prefekturën Korçë po merren me gjithë procedurën dhe së shpejti banorët do të kenë një përgjigje mbi paratë e pa marra të punës së tyre.

Firmat e grumbullimit të duhanit falimentojnë, bujqit 3 vjet pa

Firmat e grumbullimit të duhanit falimentojnë, bujqit 3 vjet pa

Firmat e grumbullimit të duhanit falimentojnë, bujqit 3 vjet pa

Firmat e grumbullimit të duhanit falimentojnë, bujqit 3 vjet pa

Back to top button
LAJMET E FUNDIT