Mision i përmbushur! Rama: Drejtimi i OSBE, Shqipëria doli më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht

Si kurrë më parë, Shqipëria drejtoi OSBE-në gjatë vitit 2020, një vit ku sfidave të zakonshme iu shtuan edhe COVID dhe konflikti Armeni Azerbajxhan.
Kryeministri Edi Rama e quan mision të përmbushur punën e tij në krye të këtij institucioni.
Teksa ka publikuar disa foto nga aktiviteti ku mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, Rama shkruan se Shqipëria doli më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht.
“MISION I PËRMBUSHUR prej ku Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht“, shkruan Rama. /Gazeta SHQIP