FOTO: Kulla ngjitur me Sahatin e Tiranës, Rama: E donin francezët, do bëhet që t’i japë vlerë të veçantë dhe krijon sfond se Torre Drini ku varen rroba i prish imazhin

Kryeministri Rama u shpreh se kulla pas Sahatit të Tiranës po bëhet që t’i krijojë një sfond nga pas që do t’i japë një vlerë të veçantë.
“Kur arkitektët francezë bën planin e qendrës në 2003, një nga problemet që kishin ata ishte shpërfytyrimi i imazhit të Kullës së Sahatit ishte ajo ndërtesa e banesës kolektive të Torre Drinit që vareshin rroba. Ata menduan që t’i vënë një volum që të ishte një ndërtim që t’i krijonte një sfond.
Projekti që po realizohet aty është një projekt që do t’i japë një vlerë të veçantë, sikurse i ka dhënë vlerë atij monumentit te Plazza me atë harkun e artë, duke u bërë spot në kryeqytet”, u shpreh Rama në emisionin Poolitik On me gazetarin Alfred Lela.

