‘Serbia nuk jep informacion për varrezat masive’, Avdullah Hoti: Kështu vështirësohet dialogu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si një person me natyrë provokuese dhe se fjalori i tij është i papranueshëm.

Ndërkohë, në një intervistë për Ora News, Hoti ka treguar se çështja më shqetësues janë varrezat masive që janë zbuluar në disa rajone të Serbisë, duke theksuar se kjo që ka ndodhur është mizori.

“Vuçiç ka një natyrë provokuese. Fjalori i tij dhe i disa prej zyrtarëve të lartë të Serbisë është i papranueshëm dhe ne e kemi ngritur edhe në institucionet e BE këtë qasje të tyre. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa veprime konkrete, ku janë identifikuar varreza masive nëpër Serbi, që është për të ardhur keq që edhe pas 20 viteve nuk është e gatshme që të japë informacione për përpilimin e çështje. Me varreza masive në të gjithë vendin, eshtrat e një personi gjendjen në dy apo tre varreza masive. Merreni me mend çfarë lloj mizorish janë kryer që eshtrat e një personi, kur janë trasportuar kanë përfunduar në disa varreza. Është një problem për Kosovën dhe familjen e tyre. Kjo e vështirëson procesin e dialogut. Përsa i përket vizitave, është një marrëveshje ku ka një regullore se si rregullohen vizitat e zyrtarëve të lartë dhe kush janë ata që duhet të kërkojnë lejen për lëvizjen në Kosovë. Në parim jemi për lëvizje të lirë, por në raste të caktuara bëhet fjalë,“ përfundoi Hoti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT