Mjekja e familjes këshillon pacientët me COVID-19: Kujdes me antibiotikët, ja çfarë duhet të pini

Mjekja e familjes Adriana Ilias ka këshilluar pacientët e infektuar me COVID-19, duke thënë se duhet të bëjnë kujdes me antibiotikët.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ajo është shprehur se të gjithë pacientët me koronavirus kanë marrë shërbimin e duhur nga mjeku i familjes.

Mes të tjerash, mjekja këshilloi pacientët të pijnë sa më shumë lëngje, vitamina, si dhe paracetamol, nëse gjendja e tyre është më e rëndë.

“Pacientët na marrin në telefon, na thonë shenjat klinike, nëse është për të ardhur për vizitë, ne e njoftojmë të vijë në një orar të caktuar. Ne kemi hasur në vështirësi, jemi akuzuar, por e vërteta qëndron ndryshe, mjeku i familjes është non stop 24 orë, iu përgjigjet gjithë telefonatave të pacientëve dhe 90% e tyre marrin shërbimin më të madh nga ne. Pacientët i drejtohen mjekut të familjes ditën e tretë ose të katërt, kur kanë nisur më shumë shenjat, si temperaturë, kollë, djersitje. Nuk ka neglizhencë nga mjekët e familjes”, u shpreh mjekja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT