Raporti në Parlamentin Europian, kush përhap fake news dhe dezinformim në Ballkanin Perëndimor: Televizioni TCH, portalet JOQ dhe Syri, në kapitullin për Shqipërinë

Një raport i kërkuar nga Parlamenti Europian për fenomenin fake news dhe dizinformimin në vendet e Ballkanit Perëndimor është botuar dy ditë më parë në faqen zyrtare të PE.

Materiali orientues për eurodeputetët i hartuar nga një grup autorësh përmban një kapitull edhe për Shqipërinë.

Raporti e konsideron Shqipërinë një vend me përqindje të lartë të dezinformimit dhe lajmeve të rreme.

Kapitulli për Shqipërinë ka përfshirë edhe raportimin gjatë situatës së pandemisë së Covid 19.

Në raport vihet theksi se nuk janë vetëm mediat, përhapëse të informacionit të rremë, por edhe institucionet politike.

Raporti përmend rastin e kryeministrit Rama kur shpërndau në rrjete sociale një fake news me një video që e paraqiti si veprime të policisë spanjolle ndaj atyre që thyenin rregullat e izolimit anti-Covid.

Raporti hulumtues përmend edhe mediat që përhapin dezinformim për qëllime partiake ku rendit televizionin pranë qeverisë TCH, portalin kryesor të opozitës, Syri.net, faqen JOQ, etj./gazeta-dita

Më sipër, pjesë nga raporti i botuar në faqen zyrtare të Parlamentit Europian:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT