“Jeni vlerë e shtuar”/ Shefja e Infektivit mesazh fizioterapistëve që u shërbejnë pacientëve me Covid

Doktoreshë Najada Çomo e ka nisur ditën me një falenderim për fizioterapistët që u vijnë në ndihmë pacientëve të prekur nga Covid-19 në spitalin Infektiv.
Në një postimi në rrjetet sociale, Çomo shprehet se një nga punët e mëdha me pacientët e shtruar me Covid 19 në spital është edhe trajtimi me fizioterapi.
“Miremengjes, Nje nga punet e medha me pacientet e shtruar me Covid 19,ne spital, eshte edhe trajtimi me Fizioterapi!
Faleminderit Shume Endri,Roen,Enea, qe me Profesionalizem, durim, guxim, dashuri, i ofroni kaq shume pacienteve tane prej shume muajve!
Jeni vlere e shtuar ne Sherbimin ndaj ketyre pacienteve! Ju shpreh Mirenjohjen maksimale”, shkruan Çomo.