‘Turp të kenë’, Rama publikon mesazhin e qytetarit të shëruar nga COVID: Ushqimi në spital shumë i mirë, kërkoje një pikë ujë e të sillnin 5 shishe

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të një qytetari nga Vlora të shëruar nga COVID-19, i cili u kurua në spitalin Infektiv.

62 vjeçari Kastriot Karabolli i bën apel qytetarëve që të mos kenë frikë të shtrohen në spital, pasi shërbimi është shumë i mirë.

Madje ai thotë se nëse kërkoje pak ujë të sillnin 5 shihse, ndërkohë që veç shërbimit edhe ushqimi ishte shuëm i mirë.

“Unë jam Kastriot Karabolli nga qyteti i Vlorës, 62-vjeç. Jam një nga pacientët që kam kaluar koronavirusin. Unë eca 6-7-8 ditë me atë kollën e fortë. Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e prekur mushkëria. Shkova në shtëpi dhe mora 127. Pastaj shkova te spitali COVID1 në Tiranë, Më erdhën mjekë, të paktën 10 veta te koka.

Turp të kenë ata që thonë që mjekët nuk të sjellin një pikë. Nëse kërkoje një pikë ujë të vinin 5 shishe. Të thoshe infermier të vinin tre infermierë. Najada Çomo dhe ekipi i saj janë heronj. I përshëndes nga zemra të gjithë se ishte një shërbim i shkëlqyer. Dëgjoj nga këta që thonë që nuk i japin asgjë, Turp të kenë. Populli t’i besojë më shumë mjekëve. Unë them se kjo është një betejë për jetën që duhet ta fitojmë të gjithë së bashkë”, shprehet ndër të tjera Karabolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT