Rrëfimi i tre ushtarëve të komunitetit egjiptian të UÇK’së

Rrëfimi i tre ish ushtarëve të UÇK-së nga komuniteti egjiptian që shërbyen në Zonën e Dukagjinit.
Gazetare: Natyra Rushiti
Këtë rrugë e marrin shpesh.
Muharrem Sadrija, Din Sadrija e Arben Tetaj po shkojnë të nderojnë lapidarin e të rënëve në fshatin Maznik të Deçanit.
Të tre po kujtojnë komandantin e bashkëluftohet e tyre që ranë në emër të lirisë.
Këtu u vendosën edhe lule për Agim Selmanaj, Luan Nimanaj, Shkelzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj e Hasim Halilaj.
Muharrem Sadrija nga komuniteti egjiptian shërbeu në Zonën Operative të Dukagjinit, Brigada 131 “Jusuf Gërvalla”.