SHBA: Prishtina të heqë taksën, Serbia të njohë pavarësinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Prishtinës që të heqë taksën ndaj Serbisë për mallrat, ndërsa Beogradit njohjen e pavarësisë së Kosovës.“Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën. Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha zëvendës- ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.Por cili është qëndrimi i SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe rishikimin e kufijve? “SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë.Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe”, tha Palmer duke lënë të kuptohet se janë të hapur për çdo marrëveshje që mund të arrijnë palët./ZgjohuShqiptar.info