Neurologu i njohur në gjendje të rëndë, apeli i fortë i miqve në rrjetet sociale (FOTO)

Neurologu i njohur, Drini Dobi ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të Covid-19. Mjeku është dërguar për trajtim të specializuar në Itali, ndërkohë që miqtë kanë shpërndarë në rrjetet sociale thirrjen për të ndihmuar financiarisht familjen për kurimin e tij.

Miqtë apelojnë që kushdo që ka mundësi të kontribuojë për shpëtimin e doktor Drinit.

Postimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

Dr. Drini ne do te bejme te pa munduren dhe pa tjeter do tja dalim. Ne sot duam nga ty shok i shkolles, mik i shtrenjte, njeri i papertuar, specislist i shkelqyer dhe gojembel, forcen tende, vullnetin tend per te perballuar kete semundje. Te lutemi mos u dorzo, te lutemi nxir magjine tende siç e gjeje gjithmone edhe ne çastet me te veshtira.

Ne qe jemi ne vijen e pare per te shpetuar jetet e qytetareve, nuk jemi te pa prekshem! Shume prej nesh jane semurur dhe sheruar, disa kane humbur jeten nga kjo semundje e shekullit. Une e provova personalisht dhe për fatin e mire u sherova. Sot po bejme nje beteje per Dr. Drini Dobin, nje nga neurologet me te mirë qe kemi. Situata e tij eshte nderlikuar dhe eshte nje nga ato raste qe kerkon nje asistenc shume te specializuar. Per kete duhet nje shume lekesh qe shpresoj dhe mendoj se do tja dalim.

Ky numer llogarie eshte i familjes Dobi, kushdo qe mund te kuntriboj eshte i lutur ta beje. Dr. Drini me forcen tende dhe ndihmen e zotit te duam akoma per shume kohe mes nesh!

Neurologu i njohur në gjendje të rëndë, apeli i fortë i

Back to top button
LAJMET E FUNDIT