‘Je negative’, epidemiologia tregon si kryhet testi i shpejtë për Covid-19 në një vatër infeksioni në Tiranë, përgjigja për pak minuta (VIDEO)

Sot ka filluar në vendin tonë aplikimi i testit të shpejtë për Covid-19, i cili kryhet duke marrë kampion nga pjesa e hundës, përziehet në një provëz dhe më pas hidhen tre pika në aparaturën që tregon nëse je pozitiv apo negativ.
Mjekët epidemiologë kanë shkuar në vatrat që konsiderohen të rrezikshme për përhapjen e Covid-19.
Kjo gjë sipas doktoreshës ndihmon që të shkëputet zinxhiri i infeksioneve.
“Që sot starton aplikimi i shpejtë i antigentit, që do të kryhet në ato vatra që konsiderohen vatra të rëndësishme për përphapjen e infeksionit. Krahas këtij testi të shpejtë do të kryhet dhe ai i PCR. Kjo është një vatër që e kemi hetuar paraprakisht pasi kanë dalë më herët pozitivë 3 punonjës. Personit që i nënshtrohet testi i merret kampion përmes hundës, më pas priten 15 minuta që të merret përgjigja. Testet e shpejta na ndihmojnë ne në terren për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit”, tha mjekja epidemiologe.
Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.