“Shqipe bastarde”, Ermal Telhaj: Personazhe si Mamaqi më shumë kanë promovuar banalitetin

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua paketa e trajnimit që Ermal Mamaqi ka nxjerrë në treg. Paket e tij e cila ka një vlerë marramendëse ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Për të folur rreth kësaj çështje ishte Ermal Telhaj, i cili tha se nuk ka asgjë personale me Ermal Mamaqin, por që nuk është dakord me trajnimin e tij.

Sipas Telhaj, në reklamën e trajnimit që është publikuar në rrjetet sociale ka një “shqipe bastarde”. “Në pak shkrim ka shumë gabime. Përveç atyre që e kanë shkruar, nuk kanë patur asnjë që ta redaktojë. Se nuk besoj se Ermali nuk di të shkruaj shqip. E dëgjova Ermalin të fliste shumë, për të mos thënë asgjë”, tha ai.

Telhaj shtoi se në këto kohë, të rinjtë po bombardohen me informacione që nuk iu duhen asgjë.

“U jepet zë personazheve që nuk kanë shumë për të dhënë në shoqëri. Ermali mund tu mësojë shumë gjëra të rinjve, kam respekt për ata që ecin në jetë. Problemi është se po u japim modelin e gabuar. Personazhe si Ermali më shumë kanë promovuar banalitetin se sa vlerat e vërteta”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT