Ambulancat me pacientë presin para spitalve Covid, Tomini: Do hapen 11 spitale rajonalë, në Tiranë do nisen ata që kanë nevojë për trajtim të specializuar

Eugena Tomini nga ISHP, thotë se deri në këtë moment në vendin tonë janë në gatishmëri 550 shtretër për pacientët me Covid-19. Por sipas saj, nëse numri i personave që kërkojnë trajtim në spital do të rritet, atëherë do të zbatohen skenarët për hapjen e spitaleve rajonalë.

“Ne nuk kemi kaluar në spitalet rajonale. Deri në këtë moment skenarët kalojnë hap pas hapi me 5 spitalet e para. Dhe më pas kemi treshen e dytë dhe treshen e tretë. Në total do të jenë në dispozicion 11 spitale rajonale. Pas ezaurimit të kapaciteteve të Tiranës do ketë një lehtësim. Nëse do ketë nevojë për një trajtim më të specializuar do të transferohen në Tiranë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, për radhët e ambulancave që transportojnë pacientë të infektuar drejt spitaleve Covid, Tomini tregoi se ato kanë elementë jetëshpetues.

“Situata është e atillë që kapacitet janë 550 shtretër. Duhet të theksohet që ambulanca që tashmë ka të gjithë elementët e ndihmës jetëshpëtuese. Duke qenë në një situatë pandemisë për rastet që shtrohen apo ata që bëjnë lëvizje nga një spital në tjetër ka një procedurë. Çdo spital që transferohet apo ata që dalin apo shtrohen shoqërohen me autoambulancë. Ambulancat nuk janë vetëm për asistencë mjekësore por edhe për transportin e pacientëve”, tha ekspertja e shëndetit publik, Eugena Tomini.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT