Silva Bino tregon ku duhet të drejtoheni për të bërë testin e shpejtë

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka treguar disa detaje në lidhje me ndjekjen e procesit të testimeve të shpejta në Shqipëri.

Bino ka treguar se janë siguruar 100 mijë testet e para, teksa shton se do të vijohet me punën që prej datës 20 dhjetor. Ajo ka siguruar saktësinë e tyre, duke shpjeguar se testimet do t’i kryejnë laburantët që janë trajnuar për këtë proces nga ISHP.

‘Janë rreth 100 mijë teste të shpejta që janë siguruar për momentin. Puna ka filluar nga shërbimet e epidemiologjisë së Tiranës, deri në datën 20 dhjetor do të kthyhet shpërndarja në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor për hetimin epidemiologjik. Pas kësaj date do të ketë funksionin e tyre në shërbim të diagonozës pranë qendrave të kundesit shëndetësor parësor sipas pikave të caktuara.

Referimi në këto pika do të kryhet nga mjeku i familjes. Ka një sistem referimi elektronik nga ku do të referohet nga mjeku i familjes.

Testet do ti kryejnë laburantët, të trajnuar nga ISHP. Në Tiranë kemi kryer një trajnim, më pas do të trajnohen personat që do të zhvillojnë procesin në pikat e testimit të shpejtë. Është test i thjeshtë, por kërkon kujdes. Duhet kujdes me tamponët. Testi i shpejtë jep përgjigjen pas 30 minuta.’-tha Bino për Ora News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT