Konspiracionisti Alfred Cako telefonon gazetarin dhe e kërcënon: Tha se më pret te Liqeni dhe kërkon të më rrahë

Gazetari Alfred Lela shkruan se konspiracionisti Alfred Cako e ka marrë sot në teelfon dhe e ka kërcënuar se do ta rrahë, me pretendimin se gazetari e ka fyer mbrëmë në emisionin e tij.

“Alfred Cako sapo me mori ne telefon me sharje e kercenime, me pretendimin se e kam fyer mbreme ne emisionin PolitikON. Me tha se nuk eshte Poet dhe se me pret te Liqeni ku kerkon te rrihet me mua (apo te me rrahe!!!).

Une fushkrujs jam (edhe pse qellon te merrem me shkrime ne vend te ekzekutimeve) , por u tremba se, thashe me vete: ky qe di kaq shume per gjera kaq te mistershme te shkences, kush e di se si mund te me qelloje me nje shikim.

Por gjuha, sjellja dhe anima e nje njeriu te ketille, qe del ne publik per te marre benefitet, por as i kupton dhe as i perfill, kostot e te qenit ne publik, me thote shume per faktin se si, asnje televizion dhe lexim, disa njerezve nuk ua tret nga fytyra dhe predispozita mungesen e 2 mije viteve qyteterim.

P.S. Covid-19 e paskam kaluar pa asnje shenje, tani me duhet te kaloj edhe Cako-20. Zot na ruaj”, shkruan Lela.

Kujtojmë se, kohët e fundit Cako ka marrë vëmendjen e mediave për shkak të teorive konspirative për Covid-19 dhe për vaksinën kundër virusit. Madje, në një deklaratë së fundmi ai tha se vaksina anti-Covid bëhet për të rritur numrin e homoseksualëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT