20 eurodeputetë kërkuan që BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë para fundit të vitit, reagon Luigi Soreca

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, reagon pas kërkesës së 20 eurodeputetëve të grupimeve më të rëndësishme politike në Këshillin e Europës, të cilët kërkuan që para fundit të viti 2020 të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Deklaratë e përbashkë e rëndësishme nga përfaqësuesit e grupeve Politike në Parlamentin e Europës, mbi negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqeedoninë e Veriut”, shkruan Soreca.

Në deklaratën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të nënshkruar nga më shumë se 20 eurodeputetë, ata nxisin të gjitha palët e përfshira për të gjetur një zgjidhje për të siguruar që negociatat e pranimit të fillojnë para fundit të vitit.

Duke paralajmëruar se bllokimi aktual në bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po rrezikon besueshmërinë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ata i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë një kompromis mbi çështjet dypalëshe në pritje për të shmangur shtyrjen e procesit të pranimit më tej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT