“Nëse nga tryeza politike nuk del emri i presidentit, shkojmë në zgjedhje”

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka folur sot për tryezën e partive politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Hoti ka thënë se po pret që të dakordohen me të gjitha partitë për të caktuar datë për tryezën ku do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje për presidentin në këtë tryezë, vendi shkon në zgjedhj., transmeton “Zeri.info”.
“Nuk është çështje urgjente, por e nevojshme. Shpejt do të dakordohemi për këtë tryezë për të vendosur rreth dy gjërave, nëse ka gatishmëri që të negociojmë për zgjedhjen e presidentit dhe pastaj të diskutojmë për parimet për të identifikuar një emër konkret për president të vendit. Nëse nuk ka gatishmëri ne duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve. Pres nga të gjitha partitë politike të tregojnë përgjegjësi shtetërore për një debat konstruktiv në gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Hoti në konferencë për media sot.