Video/ Gafa e Bashës: 8 vite të humbura në këto 4 vite, “përmbyten” rrjetet sociale

Në rrjetet sociale që përgjithësisht janë mbështetës të Partisë Socialiste e që ironizojnë kreun e opozitës, edhe sot ka qarkulluar një video e shkurtuar me një lapsus të kreut të PD-së, Lulzim Basha, në takimin e mbajtur për 30-vjetorin e lëvizjes Studentore në Shqipëri.
“Tetë vite të humbura në këto katër vite, thotë Basha, i cili në variantin origjinal e korrekton men njëherë duke thënë e dy mandateve. Nuk është hera e parë që kryedemokrati ngatërrohet në deklaratat e tij dhe në prononcimet e ndryshme.
Shpesheherë ai është bërë pjesë e ironisë së kryeministrit Edi Rama, kundëërshtarit kryesor politik në Shqipëri. GazetaShqip