Vajza e Jakup Krasniqit publikon fotot, shtëpia e tyre u dogj nga serbët në vitin 1999

Vajza e ish-krye parlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka publikuar disa foto të shtëpisë së tyre të djegur nga forcat serbe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gresa Jakupi shkruan se djegia e shtëpisë është bërë në vitin 1999 nga forcat serbe.
“UÇK ndërmarrje e përbashkët Çlirimtare. Shtëpia e Jakup Krasniqit dhe vëllezërve të tij në Negroc, 1999”, shkruan Gresa.
Kujtojmë se Jakup Krasniqi së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin janë të arrestuar në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.