Ngjela: Populli do t’u marrë me dru
Avokati Spartak Ngjela i rezervoi deklarata të forta opozitës në emisionin “Open”.
“Opozitën do ta braktisë populli sepse ndërkombëtarët folën drejtpërdrejtë, pa ekuivok. Ata thanë që opozita do të bëhet shkak për të mos hyrë në Evropë. Populli do të marrë dru dhe do t’i bjerë opozitës.
Ti ke 25 vjet që kërkon të hysh në BE dhe nuk mund të vësh kushte. Kur ai të thotë “nuk e dua këtë”, ti do të thuash “si urdhëron”. Edhe sikur t’i ketë kushtet mizerabël Evropa, ti duhet t’i pranosh sepse vetë ke kërkuar që të futesh në Evropë. Nuk mund të pranojë Perëndimi që t’i thuash janë vjedhur zgjedhjet pa vendim gjykate”, u shpreh Ngjela.
“Nëse ka forcë opozita, le t’i bindë ndërkombëtarët”, shtoi Ngjela./Dita/ZgjohuShqiptar.info