Gjukanoviç rrëfen marrëdhëniet e rënda me Vuçiç: Nuk i flasim njëri-tjetrit

Një javë më parë Milo Gjukanoviç, Presidenti i Malit të Zi urdhëroi dëbimin e ambasadorit serb në Podgoricë për shkelje të protokollit diplomatik.
Ky veprim ka tendosur edhe më marrëdhëniet e rënda mes dy liderëve, sidomos gjatë fushatës së fortë që Vuçiç ndërmori që në Mal të Zi të fitonin partitë e serbëve.
Në një intervistë për agjencinë Beta, Gjukanoviç tha se ai nuk ka asnjë komunikim me Vuçiçin, e jo më marrëdhënie biznesi siç është akuzuar nga kundërshtarët.
“Kur shkoj për një vizitë private në Beograd, nuk i telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit serb, ngaqë s’kemi marrëdhënie. Me ata të qeverive të kaluara si Tadiç por edhe të ndjerin Gjingjiç i kisha miq. Në fakt në vitin 1996, Gjukanoviç fshehu në banesën e vet liderin e atëhershëm të opozitës serbe, që u bë më pas kryeministër.
“Në periudhën e mëparshme, unë kisha komunikim që nënkuptohet për njerëzit që kryejnë funksionet e kryetarëve të shteteve të vendeve fqinje”, tha Gjukanoviç.
Duke komentuar shkrimet e disa mediave se ai ka marrëdhënie biznesi me Vuçiçin, ai u përgjigj: “Është marrëzi absolute kushdo që e ka thënë. Unë nuk kam punë të fshehura në Mal të Zi ose jashtë tij, aq më pak në Serbi”./ GazetaShqip