SPAK bën goditjen e madhe, fut në rrjetë 6 “peshqit e mëdhenj”

SPAK ka bërë sot goditjen e madhe duke arrestuar 6 personat të cilësuar si të “paprekshëm” deri tani. Janë pikërisht Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi.

Pjesa më e madhe e tyre u liruan me vendim Gjykatash, si Lul Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai dhe Plarent Dervishaj. Ndërsa Emiljano Shullazi prej vitesh po endet gjyqeve dhe zvarritjeve pa fund të proceseve gjyqësore.

Prokuroria e Posaçme, SPAK tashmë me këtë hap të madh ka prerë mandatet e arrestit për 6 të fortët që dominojnë botën e krimit në Tiranë dhe në Durrës. Prej kohësh është deklaruar se duhet që të kapen peshqit e mëdhenj, e tashmë me këtë hap të fortë

SPAK ka bërë goditjen më të madhe që prej krijimit të prokruorisë së posaçme, duke akuzuar për vrasjet që kanë tronditur opinionin publik, siç ishte vrasje e 15 viteve më parë e biznesmenit të njohur Vajdin Lamaj.

Nga gjashtë të akuzuarit zyrtarisht, 4 prej tyre janë prangosur, ndërsa dy të tjerët Lulzim Berisha dhe Plaurent Ndreca janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Tashmë me këtë akt të SPAK mund të themi se është dhënë një shkëndijë e madhe shprese që koha e “të paprekshmëve” është drejt përendimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT