VIDEO/ “Bleni syze të shkoni në Parajsë”, Laert Vasili sulmon Elvis Naçin: Personazh me emër rrokeri…

Për aktorin Laert Vasili feja dhe biznesi nuk mund të shkojnë bashkë.

Duke komentuar foton e imamit Elvis Naçi ku reklamonte dyqanin e syzeve, ai deklaroi  në PolitikOn me Alfred Lelën se një fenomen të tillë mund ta gjesh vetëm në Shqipëri.

“Personazh me emrin e një rrokeri. Kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë.

Ka pozicionin e imamit, nuk e di çfarë është. Merret me biznes bën dhe bamirësi, nuk e di. 

Unë di që Baba Mondi nuk ka biznes. Unë e di që feja nuk është biznes, ata që fenë e bëjnë biznes kanë hapur rrugën  ferrit. 

Baba Mondi nuk ka biznes, as kryepeshkopi I kishës ortodokse nuk e kam parë që të thotë bleni syze se do të shkoni në parajsë.

Është fenomen shqiptar”, reagon Laert Vasili!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT