Shqiptarët pa të drejta në Luginë, Qeveria e Serbisë thotë se serbët në Kosovë më të rrezikuarit në Evropë

Zyra e ashtuquajtur serbe për Kosovën, përmes një komunikate, pa iu referuar ndonjë hulumtimi në terren se, serbët në jug të Ibrit, janë më të rrezikuarit në Evropë.

“Serbët në jug të Ibrit janë komuniteti kombëtar më i rrezikuar në Evropë, dhe është e nevojshme që ky fakt të pranohet përgjithësisht, dhe pastaj të merren masa adekuate për të përmirësuar situatën e sigurisë, veçanërisht në zonat e kthyera në Metohi”, thuhet në komunikatën e institucionit paralel.

Ndonëse ka prezencë të karabinierëve dhe Policisë së Kosovës në atë zonë, kjo zyrë iu ka bërë thirrje autoriteteve policore të përcjellin me vëmendje, siç thonë ata, veprimet mizore.

“Për sa kohë që bëhen kërcënime ndaj serbëve dhe për sa kohë që sulmet ndaj tyre nuk ndëshkohen, nuk do të ketë bazë për të folur në Prishtinë për ekzistencën e një lloj shoqërie demokratike dhe civile në Kosovë dhe Metohi”, thuhet tutje në komunikatë.

Në anën tjetër, Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar nën territorin e Serbisë. Përfaqësues politik të zonave të banuara me shumicë shqiptare në Serbi kanë kërkuar të diskutohet fati i tyre në dialogun Kosovë-Serbi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT