Mjeku shqiptar në SHBA tregon nese duhet të vaksinohen ata që kanë kaluar Covid-19

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet, pas një analize të detajuar arriti në përfundimin se vaksina kundër COVID-19 që po mendohet të shpërndahet, është në përputhje me kriteret e paracaktuara. Ky lajm ka ndezurat shpresën tek qytetarët, të cilët presin të marrin vaksinën për t’i dhënë fund pandemisë, e cila vijon prej muajit mars të marrë jetë njerëzish në gjithë botën.
Drejtori i Zhvillimit të Vaksinave në Kompaninë “GEOVAX”, mjeku Arban Domi tha se lajmi për vaksinën është shumë i rëndësishëm, dhe ky është një hap, të cilin qytetarët e prisnin prej kohësh.
Domi tha se ata që e kanë kaluar Covid-in, nuk është e nevojshme të bëjnë vaksinën të paktën për një periudhë prej nëntë muajsh.
“Ai që e ka kaluar covidin, të paktën për 6-9 muajt e ardhshëm nuk është e nevojshme të bëj vaksinën. Një sugjerim që bëra para disa ditësh, shumë teste, sidomos testet e shpejta, të ketë një stok për të testuar çdo individ që duhet të marrë vaksinën, nëse testi del pozitiv, nuk duhet ta marrë vaksinën, por vaksina duhet të shpërndahet për dikë tjetër”, tha ai.