“Virusi vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie”- Tomini: Guri i fundit për t’u lëvizur…

Shefja e mbikëqyrjes në ISHP, Eugena Tomini, tha se izolimi i vendit do të ishte “guri i fundit për të lëvizur”, në mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në “Euronews Albania”, ajo u shpreh se virusi vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe se në skenarët e Ministrisë së Shëndetësisë është futja në funksion e spitaleve rajonale.
“Në fazën e hershme të pandemisë elementi i karantinimit përgatiti strukturat shëndetësore dhe strukturat mbështetëse për të ndihmuar në përballimin e pandemisë, por izolimi do të jetë elementi i fundit i menduar, në një kohë që mund të zbatojmë masat e thjeshta për të minimizuar transmetimit e virusit”, tha Tomini.